UEFA-ja e dënon Rumaninë, mbyllet një sektor i stadiumit në ndeshjen me Kosovën

UEFA-ja ka dënuar rumunët pasi në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Lituanisë të zhvilluar më 9 shtator pati thirrje raciste dhe diskriminuese, por u shfaqën edhe banderola nga tifozët rumunë.
Mediat rumune kanë raportuar se Federata e Futbollit e Rumanisë (FRF) është dënuar me një shumë prej 52,500 eurove.
Gjithashtu UEFA-ja ka vendosur që ta mbyllë një sektor të stadiumit në ndeshjen e ardhshme të Rumanisë që zhvillohet me Kosovën, më 15 nëntor.
FRF–ja do të jetë e detyruar të mbyll një sektor të stadiumit prej 3,000 vendeve për sfidën ndaj Kosovës.
Kujtojmë se tifozët rumunë shpalosën pankarta raciste dhe diskriminuese edhe në ndeshjen ndaj Kosovës një vit më parë, derisa ishin dënuar nga UEFA-ja.