75 Mall Live Search
13:23 / E Premte, 18 Tetor 2024 / G T

UEFA-ja kujton golat e Ernest Muçit te Legia

Ernest Muçi është padyshim një nga lojtarët që shihet me të ardhmen me të ndritur në Kombëtaren shqiptare.

Sulmuesi 23-vjeçari bëri hapa të mëdhenj vitet e fundit, ku nga Tirana ia doli që të transferohej te Legia e Varshavës, e tashmë luan në nivele të larta me Besiktas në Turqi.

Teksa së fundmi është UEFA-ja e cila ka “reklamuar” aftësitë e Muçit nëpërmjet faqes zyrtare të “Europa League”. Me disa performanca të shkëlqyera të shqiptarit, UEFA-ja i dërgon “mesazh” Sylvinhos i cili nuk preferon ta aktivizojë te Kombëtarja.

“Ernest Muçi magjepsës”, shkruan UEFA Europa League krah videos kur shihet ish-sulmuesi i Tiranës duke dhuruar spektakël.