75 Mall Live Search
13:29 / E Enjte, 14 Gusht 2025 / G T

UEFA-ja mbrëmë nderoi dy fëmijë, refugjatë nga Gaza/ I ftuan në finalen e Superkupës

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA, ka nderuar dy fëmijë, refugjatë nga Gaza.

Tala (12-vjeçe) dhe Mohamedi (9-vjeç) mbrëmë ishin prezent në finalen e Superkupës mes PSG-së dhe Tottenhamit, shkruan Indeksonline

Ata morën pjesë edhe në momentin e ceremonisë, ndarjes së medaljeve dhe përshëndetjet ndaj futbollistëve të dy skuadrave.

Poashtu, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ia dhuroi nga një medalje.

Kujtojmë se kohët e fundit, Gaza është cak i sulmeve terroriste nga forcat ushtarake të Izraelit./Indeksonline/