UEFA-ja ndali konferencën e Leipzig-ut, lojtari u paraqit me një kanaçe Red Bulli!

Skuadra e RB Leipzig sonte e pret në shtëpi Liverpoolin, në ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League.
Dje gjatë ditës, futbollisti i klubit gjerman Xavi Simons dhe trajneri Marco Rose u paraqiten në konferencë për media, shkruan Indeksonline
Gjatë kësaj konference u desh të ndërhynin përfaqësuesit e UEFA-s. Kjo për shkak se futbollisti i klubit gjerman shfaqi një kanaçe Red Bulli.
Red Bull nuk është sponsor i UEFA Champions League, andaj pjesëtarët e UEFA-s u çuan dhe e larguan këtë kanaçe të futbollistit Xavi Simons.
Në tavolinën e konferencave të UEFA-s, lejohen vetëm ato pije që paguajnë për sponsorizim./Indeksonline/