75 Mall Live Search
10:20 / E Enjte, 03 Prill 2025 / G T

UEFA-ja, në Beograd, mban një minutë heshtje për njerëzit e sportit që ndërruan jetë/ Në mesin e tyre edhe ata nga Kosova

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA-ja është duke mbajtur kongresin e 49-të në qytetin e Beogradit.

Presidenti i UEFA-s, Aleksandr Ceferin dhe 55 anëtarët e shtëpisë së futbollit mbajtën një minutë heshtje për njerëzit e sportit që nuk janë më pjesë e kësaj bote, shkruan Indeksonline

Në këtë mes ishin edhe sportistët nga Kosova, duke përfshirë këtu edhe ish-lojtarin e Vushtrrisë, Erjon Morina dhe gjyqtarin, Rilind Berisha.

Po ashtu edhe emra të njohur të futbollit nga Shqipëria.

Në këtë kongres është shfaqur edhe flamuri i Kosovës, që për herë të parë bën pjesë në Beograd./Indeksonline/