75 Mall Live Search
12:51 / E Martë, 02 Korrik 2024 / L K

UEFA-ja nis hetim ndaj Bellinghamit, anglezi rrezikon duelin me Zvicrën e Granit Xhakës

Jude Bellinghami rrezikon të dënohet nga UEFA-ja. Shkak për këtë është gjesti ndaj Sllovakisë që bëri mesfushori anglez.

Lojtari i Real Madridit shënoi në minutën e fundit golin e barazimit dhe më pas bëri një gjest mjaft të shëmtuar drejtuar stolit të kundërshtarëve. Kështu UEFA-ja ka nisur në hetim disipline ndaj tij.

“Hetimi do duhet të hedhë dritë mbi një shkelje të mundshme të rregullave themelore të sjelljes së mirë”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Por jo vetëm pezullim, pasi ndaj tij mund të ketë edhe një gjobë monetare. Në këto kushte Bellingham rrezikon duelin me Zvicrën, sfidë e vlefshme për çerekfinalen e Euro 2024. Kjo përballje do të luhet ditën e shtunë në orën 18:00 në stadiumim “Merkur Spiel-Arena” në Dusseldorf.