75 Mall Live Search
09:10 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / L A

UEFA-ja publikon të nominuarit për lojtarin më të mirë të raundit, ndër ta edhe Manaj

UEFA-ja ka publikuar edhe listën e të nominuarëve për lojtarin më të mirë të raundit në kualifikueset për Botërorin 2026.

E në listë është edhe ylli i Kombëtares Shqiptare, Rey Manaj pas paraqitjes së tij spektakolare ndaj Andorrës, ku shënoi 2 gola.

Përveç tij të nominuar janë Odegaard i Norvegjisë, Swiderski i Polonisë dhe Hajradinoviq i Bosnjë e Hercegovinës.

Votimi është hapur dhe tifozët mund të votojnë deri nesër në orën 15:00./IndeksOnline/