75 Mall Live Search
14:32 / E Enjte, 22 Maj 2025 / G T

UEFA-ja u kërkon falje lojtarëve që mbeten pa medalje gjatë ceremonisë së Europa Leagues

Skuadra e Tottenham Hotspuri fitoi mbrëmë ndaj Manchester Unitedit me shifrat 1:0, duke fituar UEFA Europa Leaguen për sezonin 2024/25.

Gjatë ceremonisë, tre lojtarë të Tottenhamit mbeten pa medalje, ishte Son, Bentancur dhe Romero, shkruan Indeksonline

UEFA-ja përmes një postimi u ka kërkuar falje lojtarëve, duke thënë se nuk i bëri mirë llogaritjet.

Por, në dhomat e zhveshjes, UEFA-ja ia dërgoi menjëherë lojtarëve që nuk morën medalje gjatë ceremonisë.

“Para finales ne informuam klubet se janë vetëm 30 medalje. Pas ceremonisë, ne i dhamë Tottenhamit edhe 20 medalje të tjera, për t’ua shpërndarë lojtarëve dhe stafit”, shkruhet në reagimin e UEFA-s./Indeksonline/