15:44 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / A. A

UEFA jep dënim të rëndë, suspendon këtë futbollist me 10 ndeshje

Futbollisti i Slavia Pragës, Ondrej Kudela është suspenduar me 10 ndeshje nga UEFA.

Kjo për shkak të ofendimit racist që bëri ndaj futbollistit të Rangers Glen Kamara.  

Ndërsa ky i fundit është dënuar me 3 ndeshje moslojë.

Kudela e vuajti një ndeshje suspendim kundër Arsenalit në çerekfinale, dhe do të mungojë edhe 9 ndeshje tjera.

/Indeksonline/