75 Mall Live Search
16:22 / E Mërkurë, 23 Gusht 2023 / Gj. Sh

UEFA jep një lajm të mirë për futbollin kosovar

Federata e Futbollit të Kosovës ka marr një lajm të mirë nga UEFA.

Kosova do të përfaqësohet në garat evropiane me katër skuadra, por dallimi është se nga viti i ardhshëm, fituesi i Kupës së Kosovës do të marrë pjesë në Raundin e parë kualifikues të Europa Ligës, shkruan IndeksOnline.

Këtë vit fituesi i Kupë së Kosovës ka marrë pjesë në Raundin e parë kualifikues në Conference Ligës.

Pra nga viti i ardhshëm bazuar në acces list për sezonin 2024/25, ekipet tona do t’i nisin garat si vijon:

  1. Kampioni i Superligës – Raundi i parë kualifikues në Champions League
  2. Fituesi i Kupës së Kosovës – Raundi i parë kualifikues në Europa Ligë
  3. Nënkampioni i Superligës – Raundi i dytë kualifikues në Conference League
  4. Vendi i tretë në Superligë – Raundi i parë kualifikues në Conference League

Krejt kjo ka ardhur pas sukseseve të Ballkanit, e cila ka arritur të kualifikohet në play-off të Conference Ligës.

Kujtojmë që Kampioni i Kosovës nesër luan ndeshjen e parë ndaj skuadrës Bate Borisov nga Bjellorusia, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Pristinë./IndeksOnline/