15:06 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

UEFA kërkon ta dijë se kujt i takon stadiumi, deklarohet Komuna e Prishtinës (Foto)

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka inspektuar edhe njëherë tjetër stadiumin e Prishtinës.

Gjatë takimit mes krerëve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe disa zyrtarëve të UEFA-s, këta të fundit kanë kërkuar të dijnë se kush e ka në menaxhim stadiumin kryeqytetas, shkruan IndeksOnline.

IndeksOnline kontaktoi me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili thotë se ky stadium i takon Komunës në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Federata është pala kryesore për të përmbushur kërkesat e UEFA-s dhe FIFA-s. Ata e dijnë më mirë. Natyrisht se KF Prishtina do t’i zhvillojë të gjitha ndeshjet në stadiumin tonë. Por menaxhimi bëhet nga komuna”, ka thënë Shpend Ahmeti.

Stadiumi i Prishtinës në të ardhmen pritet ta ketë emrin e legjendës, Fadil Vokrri./IndeksOnline/