UEFA konfirmon se ku do të luhet finalja e Champions dhe Europa League në vitin 2027

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA sot ka mbajtur mbledhje ku janë zgjidhur stadiumet e finaleve të garave evropiane për vitin 2027.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka emëruar stadiumin e Atletiko Madridit ”Estadio Metropolitano” si nikoqir i finales së Champions League për vitin 2027, shkruan IndeksOnline.

Derisa nikoqir i finales së Europa League në 2027 është vendosur Stadiumi Kombëtar i Polonisë në Varshavë.
