UEFA lejon që stadiumet të mbushen përplot, mbetet në përgjegjësi të shteteve

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së u mblodh në një takim virtual për të diskutuar rreth ngjarjeve të fundit në futbollin e kontinentit të vjetër.
Në këtë mbledhje u diskutuan shumë çështje të rëndësishme të futbollit evropian, ndikuar nga pandemia Covid-19, për të ndihmuar futbollin drejt kthimit në normalitet.
Sot u miratuan një sërë vendimesh të rëndësishme që kanë impakt të menjëhershëm në futbollin evropian, siҫ është pranimi i spektatorëve në stadiume, duke hequr kufizimin e pjesëmarrjes 30% që ishte vendosur nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më 1 tetor 2020.
Në të njëjtën kohë do të hiqet ndalimi për spektatorët që marrin pjesë në ndeshjet e futsallit.
Vendimi për pjesëmarrjen totale të lejuar të spektatorit do të jetë nën përgjegjësinë eksluzive të autoriteteve përkatëse lokale ose kombëtare.
Në këtë vendim është ndaluar shpërndarja e biletave ose ftesave për tifozët udhëtues deri para finaleve të garave për klube të UEFA-s që do të zhvillohen në maj 2021.
Një pikë tjetër e rëndësishme ishte zgjatja e afatit për rregullin e pesë zëvendësimeve në një ndeshje. Pas konfirmimit që ka dhënë Byroja e Këshillit të FIFA-s në 1 Tetor 2020 se ky rregull do të zbatohet gjithashtu në ndeshjet kualifikuese 2020-22 për Kupën e Botës FIFA 2022.
Në këtë ndryshim përfshihet edhe UEFA Euro 2020 Qershor/Korrik 2021, finalet e UEFA Nation League në tetor 2021 dhe ndeshjet e Play off-it të UEFA Nations League në mars 2022. /IndeksOnline/