UEFA mbledh federatat, diskuton mundësinë e pezullimit të garave

UEFA e ka ftuar një takim urgjent të martën, më 17 mars, për të diskutuar dhe vendosur se çfarë do të ndodhë me ndeshjet e kampionateve vendore, kupave vendore, Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Kampionatit Evropian 2020 në lidhje me koronavirusin.
Megjithatë, pasi virusi Covid-19 është shpallur zyrtarisht pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, mediat botërore raportuan për mundësinë që EURO 2020 të shtyhet për në vjeshtë ose vitin e ardhshëm.
Kosova pritet më 26 mars ta vizitojë Maqedoninë e Veriut për gjysmëfinalen e play-offs kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, ndërsa më 31 mars do të zhvillohet finalja e madhe me fituesen e duelit tjetër, Gjeorgji – Bjellorusi.
Por, për të gjitha kampionatet vendore, ndeshjet e kupave vendore, Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës e Kampionatit Evropian 2020 do të vendoset të martën, në takimin urgjent të ftuar nga UEFA.
“Pas zhvillimeve të reja sa i përket përhapjes së virusit COVID-19 nëpër Evropë dhe analizën e re të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UEFA sot i ka ftuar përfaqësuesit e 55 Federatave anëtare, bashkë me bordet e Shoqatës së Klubeve Evropiane dhe Ligave Evropiane dhe një përfaqësues të FIFPro, për të marrë pjesë në takimin përmes videokonferencës të martën, më 17 mars, për ta diskutuar përgjigjen e futbollit evropian ndaj këtij virusi”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.
“Në diskutime do të përfshihen të gjitha garat vendore dhe ato evropiane, përfshirë këtu edhe Kampionatin Evropian të UEFA-s, EURO 2020”.
“Njoftimet e radhës do të bëhen pas këtyre takimeve”.
In the light of ongoing developments in the spread of Covid-19, UEFA has invited various stakeholders to discuss European football’s response to the outbreak.
— UEFA (@UEFA) March 12, 2020
Discussions will include all domestic and European competitions, including UEFA EURO 2020.
Full statement: ?