75 Mall Live Search
18:25 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

UEFA merr vendim për ndeshjen në mes Kosovës dhe Rusisë

Kosova do të luaj kundër Rusisë në konkurrencën e femrave në futboll, mirëpo pas shumë diskutimesh për vendin se ku do të zhvillohet kjo ndeshje UEFA ka ardhur me një vendim.

Ata kanë vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet në një terren neutral, arsye për këtë po del që të jetë sipas tyre siguria.

Ndeshja do të luhet në Brita-Arena, Wisbaden të Gjermanisë, shkruan Indeksonline.

Kjo ndeshje ishte paraparë që të zhvillohej në Prishtinë më 4 tetor të 2019-ës mirëpo prap për shkaqe sigurie ishte shtyrë.

Kurse sipas Flashscore kjo ndeshje do të luhet më 6 mars nga ora 18:00 kurse fituesi i grupit dhe vendi i dytë do të kalojnë në fazën e ‘play-offit’.

Kosova është pjesë e Grupit A dhe rënditet në vendin e katërt por me pikë të barabarta me Rusinë që është në vendin e tretë, pra me nga 6 pikë.