75 Mall Live Search
11:19 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

UEFA-ja merr një vendim të ri, shtyhen gjitha ndeshjet në Champions dhe Europa League

Në vazhdën e zhvillimeve për shkak të përhapjes së COVID-19 në Evropë, UEFA-ja ka dalë me një vendim të ri.

Të gjitha ndeshjet e garave të klubeve të UEFA-s të planifikuara javën e ardhshme janë shtyrë.

Kjo përfshin ndeshjet në Ligën e Kampionëve dhe Europa Leagues.

Vendimet e mëtutjeshme se kur do të zhvillohen këto ndeshje do të komunikohen ditëve në vazhdim.

Po ashtu, shortet e Champions Leagues dhe Europa Leagues, që duhet të hidheshin me 20 mars, janë shtyrë./Indeksonline/