09:34 / E Enjte, 22 Dhjetor 2022 / B O

UEFA merr vendim: Xhakën e Shaqirin i dërgon për Serbi!

UEFA ka marrë vendim që Bellorusia të luaj ndeshjen e parë kualifikuese për Evropian ndaj Zvicrës në Serbi.

Kjo do të thotë se Xhaka e Shaqiri do të luajn në Serbi ndeshjen e parë kualifikuese më Zvicrën.

Ky vendim vije si pasojë e sanksioneve ndaj Bellorusisë si pasojë e përkrahjes së Rusisë në luftën ndaj Ukrainës.

Stadiumi në Novi Sad do të jetë nikoqir i ndeshjes që luhet me 25 mars të vitit të ardhshëm.

Pjesë e këtij grupi është edhe Kosova, bashkë me Rumaninë, Izraelin e Andorën./Indeksonline/