75 Mall Live Search
16:19 / E Hënë, 30 Mars 2026 / L A

UEFA merr vendimin për bileta më të lira për “Euro 2028”

Evropiani i radhës është vetëm 2 vite larg.

Këtë herë do të jenë 4 vende nikoqire të kësaj gare dhe ato janë Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda.

Pas vendimeve kontraverse të Botërorit me biletat që kanë shifra stratosferike deri në 8 mijë dollarë, UEFA doli me një zgjidhje rreth kësaj çështje.

Ata kanë vendosur që një biletë për Evropian të kushtojë rreth 30 paund apo 35 euro.

Kujtojmë se “Euro 2028”, do të nis nga data 9 qershor deri më 9 korrik të vitit 2028./IndeksOnline/