UEFA mohon deklartat në emër të Alexander Ceferin për Topin e Artë, paralajmëron veprime ligjore

UEFA ka mohuar deklaratat në emër të presidentit, Aleksander Ceferin, në lidhje me ndarjen e çmimit të Topit të Artë.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, ka paralajmëruar veprime ligjore ndaj atyre personave që e kanë bërë këtë deklaratë të rreme, shkruan IndeksOnline.
“Ne mohojmë kategorikisht pretendimet që qarkullojnë në lidhje me komentet e supozuara të UEFA-s në lidhje me rezultatin e Topit të Artë, as UEFA dhe as presidenti i saj nuk kanë dhënë deklarata apo komente për rezultatet e çmimit përzgjedhje. Çdo raport i tillë është krejtësisht i pabazuar dhe nuk pasqyron realitetin. “Ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore kundër çdo pale të përfshirë në shpërndarjen e këtyre deklaratave të rreme.”, thuhet në reagimin e UEFA-s.
Ditët e fundit është publikuar një dekalatë, ku thuhet se është bërë nga Ceferin, i cili ka komentuar çmimin e Topit të artë, ku thotë se Rodri e ka merituar këtë çmim para Viniciusit.
“Ata duhet ta rishikojnë sezonin e Vinicius, që ta shohin se si sillet ai me lojtarë, referë e tifozë. Një mesfushor ka krijuar më shumë gola se Vinicius, madje ka shënuar 12 gola. Ai po ashtu s’ka humbur 72 ndeshje rresht. Rodri fitoi EURO-n dhe u zgjodh më i miri i turneut, derisa po ashtu fitoi Premier League. Besoj se nëse do të ishte pjesë e ekipit të Perez, ai menjëherë do të kërkonte të fitonte Topin e Artë. Në përgjithësi, futbolli është rreth respektit dhe etikës”, thuhej në atë deklaratë./IndeksOnline/