UEFA Nations League/ Rrahmani dhe Dellova në formacionin më të mirë të play-offit

Faqja e njohur e statistikave, WhoScored ka publikuar formacionin e ndeshjeve të para të play-offit në UEFA Nations League, Liga B.
Dyshja e Kosovës, Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova janë futur në 11-shen më të mirë, shkruan Indeksonline
Lojtarët “dardanë” janë vlerësuar me notën 8.04 dhe 7.67.
Kujtojmë që Dellova shënoi gol në fitoren e Kosovës ndaj Islandës me shifrat 2:1./Indeksonline/