75 Mall Live Search
13:37 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / A. A

UEFA, në mars do t’ia caktojë Kosovës ndeshjen miqësore me njërin nga këta shtete

Kombëtarja e Kosovës do të fillojë ciklin kualifikues për kampionatin botëror “Katari 2022” në mars të vitit 2021.

“Dardanët” janë në grup me Spanjën, Gjeorgjinë, Greqinë dhe Suedinë.

Meqenëse grupi ka vetëm 5 shtete, Kosova në xhiron e parë përkatësisht, më 25 mars do të jetë e lirë, ngase Spanja e pret Greqinë, ndërsa Suedia – Gjeorgjinë.

Në këtë datë Kosova do të luajë një ndeshje miqësore, të cilën do t’ia caktojë UEFA-ja.

Janë edhe 4 grupe të tjera që kanë nga 5 shtete, rrjedhimisht Luksemburgu, Lituania, Kazakistani, Bjellorusia, do të jenë po ashtu pa ndeshje deri më 27 mars në grupet përkatëse, shkruan Indeksonline.

Pra, me shumë gjasë Kosova do të ballafaqohet më 25 mars me njërin nga këto shtete.

/Indeksonline/