75 Mall Live Search
16:26 / E Enjte, 27 Mars 2025 / Gj. Sh

UEFA nis hetimet ndaj Real Madridit për ndeshjen ndaj Atletiko Madridit, akuzohen disa futbollistë

Shtëpia më e madhe e futbollit Evropian, UEFA ka nisur hetimet ndaj klubit të Real Madridit, që kanë të bëjnë me ndeshjen ndaj Atletiko Madridit në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e cila përfundoi me shumë polemika, pasi Real Madridi kaloi në çerekfinale pas ekzekutimit të penalltive, me Julian Alvarez i cili morri vëmendjen për gjuajtjen e penalltis, e cila u anulua me arsyen se ka prekur topin dy herë, shkruan IndeksOnline.

Por UEFA ka publikuar një deklaratë në faqen zyrtare ku njofton nisjen e hetimeve ndaj Real Madridit.

“Një Inspektor i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s është caktuar për të hetuar akuzat për sjellje të pahijshme nga lojtarët e Real Madrid CF (Antonio Rüdiger, Kylian Mbappé, Daniel Ceballos Fernández dhe Vinícius Roundé Ligës së Kampionëve dhe Vinícius Roundé Madrid Ligës së Kampionëve) gjatë ndeshjes së UEFA-s të Real Madridit. CF më 12 mars 2025.

Informacione të mëtejshme në lidhje me këtë çështje do të vihen në dispozicion në kohën e duhur.”, thuhet në deklaratën e UEFA-së.

Sipas gazetës spanjolle ”MARCA” thuhet se Rudiger është duke u hetuar në lidhje me një gjest të “vënës së dorës rreth qafës”, Mbappe për “prekjen e organeve gjenitale” dhe Vinicius Jr. për një “konfrontim me turmën” para dhe pas ndeshjes. Ndërsa ofendimi i supozuar i Ceballos nuk përmendet në raportin e MARCA – megjithëse ai mund të shihej duke kërcyer përkrah Jude Bellingham menjëherë pas përfundimit të procedurave./IndeksOnline/