UEFA nis hetimet për rastin e Vinicius Jr
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka njoftuar se ka nisur hetime për rastin e mbrëmshëm të Vinicius Jr me Gianluca Prestiannin.
Në një deklaratë publike, thuhet se pas raportimet zyrtare nga ndeshja mes Benficas dhe Real Madridit, janë duke u shqyrtuar dhe më pas do të vendosin për sanksionet disiplinore, shkruan IndeksOnline.
“Raportet zyrtare nga ndeshjet e zhvilluara mbrëmë janë aktualisht duke u shqyrtuar. Kur raportohen çështje, hapen procedura dhe, nëse ato çojnë në vendosjen e sanksioneve disiplinore, ato shpallen në faqen disiplinore të UEFA-s. Nuk kemi informacion tjetër për t’ju ofruar apo ndonjë koment shtesë për të bërë mbi këtë çështje në këtë fazë.”
Kujtojmë se gjatë ndeshjes së mbrëmshme të Champions League, Vinicius pas golit që shënoi, pretendoi se është fyer në baza racore nga futbollisti i Benficas, Gianluca Prestianni.
Madje sulmuesi brazilian reagoi shpejt duke u ankuar te gjyqtari kryesor dhe refuzoi të luante, ku ndeshja u ndërpre për disa minuta.
Në fund, Reali e fitoi përballjen e parë ndaj Benficas me rezultat 1-0, derisa ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në ”Santiago Bernabeu”./IndeksOnline/


