75 Mall Live Search
22:53 / E Enjte, 12 Mars 2026 / Gj Sh

UEFA nis procedurë disiplinore ndaj Pedro Neto për sjellje josportive

UEFA, ka njoftuar se ka nisur procedura disiplinore ndaj futbollistit portugez Pedro Neto për sjellje josportive, pasi mbrëmë ai shtyu dhe rrëzoi në tokë mbledhësin e topave.

Sipas deklaratës zyrtare të UEFA-s, rasti është hapur në përputhje me Nenin 15 të Rregullores Disiplinore të institucionit, i cili lidhet me shkeljet që konsiderohen si sjellje josportive gjatë aktiviteteve të organizuara nga UEFA, shkruan IndeksOnline.

Në njoftim thuhet se organet disiplinore të UEFA-s do të shqyrtojnë çështjen dhe do të marrin një vendim përfundimtar në një moment të mëvonshëm.

UEFA nuk ka dhënë ende detaje shtesë mbi incidentin që çoi në hapjen e procedurës disiplinore ndaj lojtarit portugez. Vendimi pritet të merret pas shqyrtimit të plotë të rastit nga komisionet përkatëse.

Por pas atij incidenti, Pedro Neto pas ndeshjes i kërkoi falje mbledhësit të topave dhe gjithashtu ia dhuroi edhe fanellën e tij./IndeksOnline/