75 Mall Live Search
18:28 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

UEFA nuk detyroi që ndeshja Kosovë-Rusi të luhet në teren neutral, FFK e kërkoi shkaku i zgjedhjeve

FFK  ka thënë që ndeshja në mes Kosovës dhe Rusisës do të zhvillohet në teren neutral për shkaqe sigurie edhe pse këta kanë kërkuar vazhdimisht që ndeshja të zhvillohet në Kosovë. Mirëpo e vërteta del që të jetë ndryshe.

Kjo pasi që vet FFK-ja ishte pajtuar që kjo ndeshje të zhvillohet në teren neutral dhe pretendimet e tyre që kanë këmbngulur vazhdimisht që kjo ndeshje të luhet në Kosovë dalin të mos jenë të vërteta, shkruan IndeksOnline.

Pas bisedave në mes FFK-së dhe UEFA-s në lidhje për këtë ndeshje një zyrtarë për siguri nga UEFA ka qëndruar në Kosovë një javë para zhvillimit të kësaj ndeshje, e cila është dashur të zhvillohet në ditën e zgjedhjeve në Kosovë.

Në këtë takim i pranishëm kishte qenë edhe Drejtori i Policisë Rashit Qalaj, e ku vet FFK-ja është pajtuar që kjo ndeshje të zhvillohet në teren neutral, vendim ky i cili bie në kundërshtim me vet vendimin e UEFA-s të marrë në muajin maj të vitit 2019, ku ishte thënë që përfaqësueset detyrohen të luajnë ndeshjet në Kosovë.

Arsyetimi për këte vendim ka qenë se është dita e zgjedhjeve dhe siguria nuk mund  të jetë në nivelin e duhur.

Pas këtij konstatimi UEFA ka marrë një vendim të tillë duke mundësuar që nëse Federatat nikoqire vendosin të mos e ngritin flamurin e Kosovës mund të penalizohen vetëm me gjoba me para sipas rregullorës disiplinore.

E kjo gjë tani krijon konfuzitet pasi që edhe Greqia dhe Moldavia mund të kërkojnë të njëjtën gjë që për shkaqe sigurie të mos zhvillohen ndeshjet në Kosovë.

Kurse FFK në vend të se të ankohet për këtë vendim rrezikon që ndeshjet t’i luaj si mysafir dhe po ashtu pa intonimin e himnit dhe flamurit shtetëror kurse në rast të refuzimit të ndeshje do të humbas me rezultat zyrtar./IndeksOnline/.