75 Mall Live Search
16:47 / E Martë, 20 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

UEFA pezullon kombëtaren ruse nga shorti i Euro 2024

Pala ruse nuk do të përfshihet në shortin e kualifikimeve për Euro 2024 në Frankfurt më 9 tetor.

Për më tepër, skuadrat kombëtare dhe klubet e vendit nuk do të mirëpriten përsëri në futbollin evropian derisa të përfundojë lufta me Ukrainën. Unioni Rus i Futbollit e ka konfirmuar këtë përjashtim.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, UEFA ka marrë masa kundër Rusisë, veçanërisht duke i ndaluar klubet e saj të konkurrojnë në garat e ndryshme evropiane. Të njëjtat masa për kombëtaren ka marrë edhe organizata e drejtuar nga Alexander Ceferin. Si rezultat, ky i fundit përjashtohet nga Euro 2024./IndeksOnline/