75 Mall Live Search
07:50 / E Premte, 03 Tetor 2025 / G T

UEFA pranon golin e Xherdan Shaqirit ndaj Stuttgartit

Skuadra e Baselit mbrëmë mposhti Stuttgartin 2:0 në UEFA Europa League.

Xherdan Shaqiri shënoi një gol në minutat e fundit, shkruan Indeksonline

Në fakt, njëherë u duk sikur ishte asist – madje edhe UEFA e cilësoi ashtu. Por në pamjet e publikuara më pas, shtëpia më e madhe e futbollit e ka ndryshuar vendimin dhe goli i takon lojtarit shqiptar.

Në këtë ndeshje, gol shënoi edhe futbollisti tjetër me prejardhje nga Kosova, Albian Ajeti.

Dyshja ishin më të mirët për Baselin në fitoren e madhe ndaj ekipit gjerman./Indeksonline/