75 Mall Live Search
14:38 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / C E

UEFA-ja prezanton formacionin e sezonit, mungojnë “jashtëtokësorët”

Pas përfundimit të finales, ku Bayerni u shpall kampion, UEFA-ka ka prezantuar formacionin e sezonit në Ligën e Kampionëve.

Pas shumë vketësh, për herë të parë nuk do të kemi në njëmbëdhjetësh as Messin e as Ronaldon, shkruan Indeksonline.

Portieri më i mirë është zgjedhur Neuer, derisa vijën e mbrojtjes e përbëjnë Kimmichi, Marquinhosi, Kimpembe dhe Bernati.

Në mesfushë janë renditur Sterlingu, Sabitzero, Di Maria dhe Gnabry.

Dyshen e sulmit e përbëjnë Robert Lewandowski dhe Haalandi. /IndeksOnline/