75 Mall Live Search
23:50 / E Premte, 28 Maj 2021 / Blerim

UEFA pritet të marrë vendim mbi rregullin e golit mysafir në Ligën e Kampionëve

UEFA ka diskutuar mundësinë e ndryshimit të rregullin për golin mysafir në Ligën e Kampionëve.

Shtëpia e futbollit evropian e ka bërë të ditur këtë sot në mbledhjen e Komitetit në Nyon të Zvicrës.

Sipas the “Times” UEFA priet ta ndryshojë këtë ligh, por ka hasur në vështirësi, pasi shumë analistë të futbollit po konsiderojnë që rregulli i golit mysafir i jep shpirt lojës.

Jamie Carragher ka kërkuar nga UEFA që të mos bëjë një gabim të tillë.

“Rregulli i golit mysafir në ndeshje është shumë emocionues, ju lutem rishikojeni këtë sepse jeni duke bërë një gabim të madh”, tha Carragher.

Tani pritet miratimi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së për të ndryshuar apo jo ligjin në fjalë