75 Mall Live Search
22:05 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / Gj. Sh

UEFA pritet të ndryshojë gjyqtarin e ndeshjes finale të Champions League

Szymon Marciniak është në dyshime për ta drejtuar finale e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Interit.

UEFA pritet të ndryshojë gjyqtarin e kësaj ndeshje pasi polaku ka marrë pjesë në një protestë të ekstremit të djathtë, të organizuar nga Mentzen, i njohur për pozicionet e tij homofobike, raciste dhe anti-hebreje shkruan IndeksOnline.

Gjyqtari i cili drejtoi edhe finalen e Kupës së Botës në Katar mes Argjentinës dhe Francës, mund të zëvendësohet shkaku i këtij skandali.

UEFA ka kërkuar shpjegime urgjente dhe ndryshimi mund të mbërrijë në çdo  moment./IndeksOnline/