17:58 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

UEFA publikon formacionin më të mirë të Ligës së Kampionëve

UEFA ka publikuar formacionin me lojtarët më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve, e që shumëkush mund të pajtohet.

Iker Casillas është numri një në portë, pasi ai ka bërë 500 paraqitje në garën më të madhe për klube në Evropë, por edhe që kishte formë të lartë ndër vite.

Në mbrojtje janë treshja spanjolle, Sergio Ramos, Gerard Pique dhe Carles Puyol, së bashku me gjermanin Philipp Lahm.

Mesfusha përbëhet nga Steven Gerrard që është i vetmi anglezë në formacion, me dyshen e pandashme si Andres Iniesta e Xavi Hernandez.

Treshja në sulm është e frikshme, pasi përbëhet nga dy më të mirët në historinë e këtij sporti, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, e që atyre u ndihmon edhe magjiku Thierry Henry.