15:45 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

UEFA publikon himnin e Ligës së Kombeve (Audio)

UEFA ka publikuar himnin e Ligës së Kombeve, që pritet të filloj nga shtatori i këtij viti.

Të gjitha shtetet europiane mësuan grupet dhe kundërshtarët për këtë kompeticion, shkruan IndeksOnline.

Shtëpia më e madhe e futbollit europian përmes rrjeteve sociale ka publikuar himnin e “Nations League”.

Kujtojmë se Kosova do të jetë në Ligën D, në grupin 3 me kundërshtarë: Malta, Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe.

Kurse Kombëtarja e Shqipërisë në Ligën C, me kundërshtarë: Izraelin dhe Skocinë./IndeksOnline/