UEFA publikon super-golin e Muriqit, kërkon vlerësimin tuaj

Faqja zyrtare e UEFA-së për kampionatin evropian ‘Euro 2020’ ka publikuar golin e Vedat Muriqit të shënuar kundër Sllovenisë, i realizuar vitin e kaluar pas një aksioni brilant.
Shtëpia evropiane e futbollit ka kërkuar vlerësim nga ndjekësit në Twitter prej notës 1-10, shkruan Indeksonline.
Në aksionin e golit kishin marrë pjesë Valon Berisha e Bernard Berisha.
Në linkun më poshtë mund të votoni.