UEFA rikujton në faqen e tyre golin e Rexhbeçajt ndaj Suedisë

Java e kaluar padyshim ishte java jonë në futbollin ndërkombëtar.
Përfaqësuesja jonë, ka arritur një fitore historike në Prishtinë ndaj Suedisë me rezultat 2-0.
Derisa goli i Vedat Muriqit dhe bashkëveprimi i tij me Albion Rrahmanin u bë viral gjithandej, UEFA sot e ka kujtuar edhe golin e Elvis Rexhbeçajt.
Rexhbeçaj, ishte ai që hapi llogaritë ndaj suedezëve pas një pasimi të bukur nga Dion Gallapeni.
Kosova, në grupin B të kualifikueseve për Botëror gjendet në vendin e dytë ku ka gjithsej 3 pikë./IndeksOnline/