UEFA shkruan për kualifikimin e Shqipërisë në Evropian

Shqipëria edhe zyrtarisht ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian.
Kuqezinjët barazuan sonte 1-1 në udhëtim ndaj Moldavisë, shkruan IndeksOnline.
Golashenues për Shqipërinë ishte Sokol Cikalleshi, i cili u tregua i sakt nga penalltia.
Për këtë sukses të kombëtares shqiptare ka shkruar edhe faqja zyrtare e UEFA-së.
Në një fotografi të Arbnor Mujës, UEFA ka shkruar: Shqipëria kualifikohet në EURO2024./IndeksOnline/