UEFA shkruan për rizgjedhjen e Agim Ademit në krye të FFK-së
Shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka shkruar për rizgjedhjen e Agim Ademit në krye të FFK-së.
Ademi u zgjodh President i FFK-së me vota unanime të të gjithë delegatëve, ku 52 vota ishin për, 0 kundër dhe 0 abstenime, shkruan IndeksOnline.
Ai për herë të parë mori drejtimin e FFK-së në vitin 2018, pas vdekjes së legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
Pas rizgjedhjes së tij, Ademi riafirmoi angazhimin e tij për zhvillimin dhe përparimin e sportit në vend.
“Të dashur delegatë, vota juaj sot është një votë besimi ndaj meje dhe ekipit tim. Vota juaj është një njohje e punës që kemi bërë së bashku dhe një shenjë mbështetjeje për të ardhmen.”, ka deklaruar Ademi./IndeksOnline/

