CL: UEFA shpallë fituesin e golit më të bukur të fazës së grupeve
UEFA ka shpallur fituesin e golit më të bukur të fazës së grupeve në Champions League.
Në listën e ngushtë, Barcelona kishte dy lojtarë të nominuar.

Goli fitues ishte ai i Ivan Rakitic nga distanca në fitoren, 4-2 kundër Tottenhamit në ”Wembley”.
Kurse, lojtari i dytë i Barçës i nominuar ishte ai i Ousmane Dembeles kundër Tottenhamit në ”Camp Nou”, transmeton IndeksOnline.
I nominuar për këtë çmim ishte edhe goli i Mauro Icardit kundër Tottenhamit në ”Giuseppe Meazza”, si dhe i CR7 kundër Manchester Unitedit.
Përndryshe, tashmë është hedhur edhe shorti për fazën e eliminimit direkt, ku Barcelona do të përballet me Lyonin, Tottenhami me Dortmundin, Juventusi me Atleticon, etj./IndeksOnline/