UEFA tregon arsyen pse nuk u akordua penallti për Realin

Shtëpia evropiane e futbollit (UEFA) ka dalë me një komunikatë të shkurtër për të sqaruar arsyen e anulimit të penalltisë për Real Madridin.
Sipas UEFA-s, penalltia u anulua për shkak se kontakti i shkaktuar nuk ishte i mjaftueshëm për penallti. Pra, gjyqtari ndryshoi vendimin e tij.
“Penalltia e Real Madridit u anulua për shkak se Declan Rice nuk ka shkaktuar faull ndaj Mbappes”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.
Fillimisht u akordua penallti për Realin, por pas rishikimit të VAR-it, që zgjati tre minuta, penalltia u anulua.
Njoftimi në ndeshje ishte se penalltia u anulua për shkak të pozicionit jashtë lojë, mirëpo UEFA tashmë bëri të ditur se nuk ishte penallti.
How come man
— حسن الناقور Mr.Nagoor (@hasanalnaqour) April 16, 2025
It was clear pic.twitter.com/3qT3ZxhT7G
🚨 UEFA statement: “The penalty for Real Madrid has been taken away due to a non-foul by Declan Rice”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 16, 2025