UEFA tregon se a mund të përfundojë sezoni edhe në vendet e tjera, ngjashëm me ligën belge

Liga belge e futbollit ka marrë një vendim për përfundimin e parakohshëm të sezonit, duke u shpallur kështu Club Brugge kampione.
Pas këtij veprimi ka reaguar edhe UEFA përmes një letre në të cilën thuhet që përfundimi i sezoneve është opsioni i fundit, transmeton IndeksOnline.
Sipas tyre planet janë që ndeshjet të vazhdojnë në muajin korrik dhe gusht andaj edhe janë duke punuar për këtë.
“Pa një unitet dhe pa solidaritet, askush nuk do të jetë në gjendje të dalë nga kriza pasi të gjithë ne jemi të ndërvarur” thuhet në këtë letër.
Një grup punues është duke shqyrtuar kohën më të mirë për rifillimin e ndeshjeve të pezulluara e që po besohet se mesi i muajit maj është koha e duhur./IndeksOnline/.