UEFA-ja, u kërkoi Romës dhe Interit të tërhiqen nga Liga e Evropës

Gazeta italiane, “Il Messaggero”, raporton se Interi dhe Roma e kanë refuzuar sugjerimin e UEFA-s për t’u tërhiqur nga Liga e Evropës, shkaku i përhapjes së madhe të koronavirusit, në Itali.
UEFA-ja raportohet se u ka kërkuar Romës dhe Interit të tërhiqen për të mos marrë pjesë më në Ligën e Evropës, në mënyrë që ndeshjet e kësaj gare të mund të vazhdojnë në mënyrë të rregullt, transmeton Expressi.
“Il Messaggero” shkruan se presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin, shpreson që gara në Ligën e Evropës, do të vazhdojë sipas planeve fillestare, në mënyrë që Kampionati Evropian 2020 të mos përballet me probleme këtë verë.
Këtë qëllim UEFA-ja kishte shpresuar ta realizonte, duke e vazhduar garën pa klubet italiane, pasi që u kërkoi atyre të hiqnin dorë nga Liga e Evropës.
Qeveria spanjolle ka vendosur t’i anulojë udhëtimet midis Spanjës dhe Italisë, duke sjell probleme edhe për Romën, edhe për Interin, të cilat supozohej të luanin sot kundër Sevillas dhe Getafes në 1/8 të finales.
Ndërkohë, Juventusi është vendosur në karantinë pasi mbrojtësi Daniele Rugani doli pozitiv në testin për virusin Covid-19 dhe ndeshja kthyese kundër Lyonit në Ligën e Kampionëve është në rrezik.
“Il Messaggero” shkruan se UEFA-ja ka kërkuar që edhe Interi e edhe Roma ta përjashtojnë veten nga Liga e Evropës, mirëpo raporton më tej se dy klubet italiane e kanë refuzuar këtë kërkesë menjëherë.
Pas refuzimit të ofertës nga klubet italiane, UEFA-ja thuhet se i siguroi ato se nuk do t’i përjashtojë pa dëshirën e tyre nga gara, pasi që vendësi nikoqir duhet ta marrë fajin për dështimin e ndeshjes, pasi që Roma ishte e supozuar të luante në Sevillë.