08:58 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

UEFA uron Ramos për çmimin e fituar – por, reagimi i Lovren ishte thjesht i papritur

Shorti i fazës së grupeve në Champions League u hodhë dje dhe do t’i kemi disa ndeshje cilësore para vetes.

Atletico Madrid, Borussia Dortmund dhe Monaco u renditën në grupin A, teksa Tottenhami, Interi dhe Barcelona në grupin B.

Dhe Liverpooli do të sfidojë me Paris Saint-Germain dhe Napolin për t’u kualifikuar nga grupi C, transmeton IndeksOnline.

Pëveç shortit të fazës grupore, ishte një mbrëmje e bukur për Real Madridin, ku Luka Modric fitoi çmimin e mesfushorit më të mirë si dhe çmimin e lojtarit më të mirë të vitit nga UEFA.

Çmimin e mbrojtësit më të mirë të vitit e fitoi Sergio Ramos, dhe këtë nuk e pritën aspak mirë tifozët e Liverpoolit, pas lëndimit që ia shkaktoi Mo Salahut në finale.

Por, jo vetëm tifozët e Liverpoolit nuk e pritën mirë këtë – njejtë ndihej edhe mbrojtësi kroat, Dejan Lovren.

UEFA e uroi Ramosin në rrjetet sociale, dhe Lovren nuk rezistoi pa lënë një koment në këtë postim, duke shprehur zhgënjimin e tij me disa ”emoji”./IndeksOnline/

p1cm6012q5irp1943gopkvdf1b.jpg