UEFA vjen me reagim të fuqishëm: Mjaft është mjaft

Skuadrat më të mëdha në Angli, Itali dhe Spanjë kanë rënë dakord që të formojnë një ligë të përbashkët të ashtuquajtur ‘Superliga e Evropës’.
Man United, Liverpool, Man City, Arsenal, Chelsea, Spurs, Barcelona, Real Madrid, Atletico, Inter, AC Milan dhe Juventus janë shprehur pro kësaj indicative. Por UEFA është kategorikisht kundër.
Në një reagim të fundit, shtëpia evropian e futbollit ka bërë thirrje që kjo nismë të ndalohet sepse do të ketë penalizime, shkruan Indeksonline.
“Siç është paralajmëruar nga FIFA dhe 6 federata ndërkombëtare, klubet që luajnë do të përjashtohen nga garat tjera në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe futbollistëve të tyre mund t’iu n dalohet të marrin pjesë në ekipet kombëtare. Ne falënderojmë skuadrat nga Gjermania dhe Franca që kanë dal kundër kësaj ideje. Bëjmë thirrje të gjithë atyre që e duan futbollin, politikanëve, mbështetësve që të luftojnë kundër këtij projekti. Mjaft është mjaft” shkruhet në njoftimin e UEFA-s.
/Indeksonline/