UEFA zbulon finalistin e dytë të Champions League ende pa filluar ndeshja

Sot zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Champions League, mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, ku do të mësohet edhe finalisti i dytë.
Por faqja zyrtare e UEFA-së, ka bërë një postim në Twitter ku e konfirmon Real Madridin si finalist, ende pa filluar ndeshja, shkruan IndeksOnline.
“Konfirmohen finalistët dhe skena vendoset. Përgjigjuni saktë 5 pyetjeve për mundësinë për të shkuar në Stamboll!”, thuhet në postimin e UEFA-së.
Por vetëm disa minuta më vonë ky postim ëstë fshirë nga administratorët e faqës.
Kujtojmë që ndeshja e parë përundoi me barazim 1-1, ndërsa sonte zhvillohet ndeshja e dytë në ”Etihad Stadium”, më fillim nga ora 21:00./IndeksOnline/
