14:55 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

UEFA zbulon formacionin e javës në Ligën e Kampionëve

Të martën dhe të Mërkurën janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Faqja zyrtare e UEFA-së ka zbuluar formacionin më të mirë të kësaj jave.

Porieri më i mirë i javës është ai i Real Madrid, Thibaut Courtois për ndeshjen kundër Romës.

Mbrojtja përbëhet nga Ismaily (Shakhtar), Militao (Porto), Hejda (Viktoria Plzen) dhe Kimmich (Bayern Munchen).

Mesfusha përbëhet nga Taison (Shakhtar), Hamsik (Napoli) dhe Arjen Roben (Bayern Munchen).

Sulmi është rezervuar për Mertens (Napoli), Lewandowski (Bayern Munchen) dhe Cornet (Olimpique Lyon). /IndeksOnline/