UEFA zbulon golin e javës në Ligën e Kampionëve

Gjatë kësaj jave janë zhvilluar ndeshjet e para të fazës çerek-finale të Ligës së Kampionëve.
Goli i mesfushorit uruguaian Federico Valverde ndaj kampionëvë aktual të Evropës, Manchester City, u shpall goli i javës, shkruan Indeksonline
Ndeshjet e para u zhvilluan të martën, ku Real Madridi barazoi ndaj “Qytetarëve” me rezultat 3-3 dhe Arsenali barazoi po ashtu ndaj Bayern Munichut me rezultat 2-2
Ndërsa të mërkurën, Atletico mposhti Dortmundin në Metropolitano me rezultat 2-1 dhe Barcelona mposhti PSG-në në Francë me rezultat 3-2./IndeksOnline/