19:35 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

UEFA zgjat dënimin për futbollistin francez

UEFA ka zgjatur deri në janar 2019 skualifikimin për doping për mesfushorin francez Samir Nasri.

31-vjeçari, që së fundmi ka luajtur për Antalyaspor, u skualifikua për gjashtë muaj në shkurtin e kaluar si pasojë e përdorimit të një substance të ndalur nga WADA me synim riaftësimin sa më të shpejtë.

Nasri e hodhi çështjen në Apeli, por Komiteti i Apelit pranë UEFA e rriti dënimin deri në janar 2019.

Vetëm pas 1 janarit të vitit të ardhshëm ish-lojtari i Manchester City do të ketë të drejtë të zbresë në fushë, ndërsa ai nuk ka të drejtë të stërvitet deri në muajin nëntor.

Temat: