19:10 / E Martë, 27 Korrik 2021 / A. A

UEFA zgjedh 4 gjyqtarë kosovarë në këtë ndeshje të Conference League

Sezoni 2021/22 ka nisur mirë për gjyqtarët kosovarë.

UEFA ka përzgjedhur një 4-she të gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në Conference League.

Besfort Kasumi me asistentët, Fatmir Sekiraqa dhe Edmond Zeqiri, ndërsa i 4-të Shpëtim Murtezi do të referojnë takimin Sepsi Sfantu Gheorghe – Spartak Trnava në kuadër të kualifikimeve të UEFA Europa Conference League.

/Indeksonline/