75 Mall Live Search
15:04 / E Premte, 30 Prill 2021 / Blerim

UEFA zgjedh lojtarin e javës në Ligën e Kampionëve

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka zgjedhur lojtarin e javës në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Fituesi i këtij çmimi është lojtari i Chelseat, N’Golo Kante, shkruan IndeksOnline

Mesfushori francez bëri paraqitje fantastike në barazimin (1-1) kundër Real Madridit në gjysmëfinalen e parë të UEFA Champions League.

Ndeshja e kthimit mes Chelseat dhe Real Madridit do të zhvillohet gjatë ditës së mërkurë (5 maj)./IndeksOnline/