75 Mall Live Search
18:28 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / A. A

UEFA zyrtarizon lokacionin dhe orën e ndeshjes Spanjë – Kosovë

Muajin e ardhshëm, Kosova fillon kampanjën e kualifikimeve për kampionatin botëror ‘Katari 2022’.

Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandës ndeshjen hapëse e zhvillon në Prishtinë më 28 mars kundër Suedisë.

Vetëm 3 ditë më vonë, me 31 mars do të ballafaqohet me Spanjën në Sevilje.

UEFA, në faqen e saj zyrtare ka publikuar lokacionin, stadiumin dhe orarin e zhvillimit te ndeshjes.

Federata spanjolle ka zgjedhur stadiumin ‘La Cartuja de Sevilla’ ku nga ora 20:45 do të luhet takimi.

/Indeksonline/