75 Mall Live Search
17:14 / E Shtunë, 21 Shkurt 2026 / MSH1

Uells: Një 19 dhe një 20-vjeçar gjenden të vdekur në mal

Dy trupa të pajetë janë gjetur në vargmalin Eryri (Snowdonia), gjatë një kërkimi për dy djem të zhdukur në Uells të Veriut.

Zhdukja e dy viktimave, 19 dhe 20 vjeç, u raportua në polici të mërkurën, shkruan skynews.

Disa ekipe të kërkim-shpëtimit malor u angazhuan në kërkimin e viktimave, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, trupat janë identifikuar dhe familjet e viktimave janë informuar.